Aktualitet

Botim i ri i UET PRESS/ Romani “Gryka e Kohës” i Migjen Kelmendit përkthehet dhe botohet në gjuhën maqedonase

Shkruar nga Liberale
Botim i ri i UET PRESS/ Romani “Gryka e Kohës” i Migjen

Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut ka mbështetur përkthimin dhe botimin e romanit “Gryka e Kohës”.

Shtëpia e njohur botuese “TempLum”, do të jetë botuesja në maqedonisht e romanit “Gryka e Kohës – Nji histori mbulue me shall”, e autorit prishtinas Migjen Kelmendi.

Ministria e Kulturës e Maqedonisë Veriore përzgjodhi dhe përkrahu përkthimin dhe botimin e këtij romani edhe për lexuesin maqedonas dhe shtëpia botuese “TempLum” paralajmëron se romani do të jetë në treg nga fundi i muajit mars.

“Gryka e Kohës”, botim i UET PRESS, një vepër e shkruar e gjitha në dialektin gegë, që mëton të rrëfejë të gjithë historinë e hapësirës shqiptare të shekullit XX. Migjen Kelmendi ngulmon se të shkruarit në gegnisht duhet të normalizohet në Tiranën dhe Prishtinën e 2022. Ai flet për nevojën e rishikimit të Standardit të 1972-shit, që sipas tij, qe fatkeqësi për shqiptarët.

“Gryka e Kohës” e ka titulluar autori romanin, që rreket përmes historisë së një familjeje rugovase, të shtjellë të gjithë shekullin e kaluar, në hapësirën shqiptare.

E pat botuar fillimisht më 1994-n, por siç kujton ai, qe botuar në tirazh të vogël. Shumë nga kopjet u dhuruan e mandej, nisi lufta…

Pothuajse tri dekada më vonë, Migjen Kelmendi, i njohur dhe i dashur nga admiruesit si vokalist i grupit rrok “Gjurmët”, e sjell veprën e tij të ribotuar nga shtëpia botuese UET PRESS.

Ndryshe nga atëherë, që e botoi në shqipen standarde, ka vendosur ta sjellë në dialektin gegë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH