Bota

Vala e të nxehtit 'arrin' në Greqi, paralajmërojnë ekspertët: Temperaturat do të arrijnë mbi 40 gradë

Shkruar nga Liberale

Vala e të nxehtit 'arrin' në Greqi, paralajmërojnë

Greqia po përgatitet për valën e parë të të nxehtit të vitit, e cila sipas paralajmërimeve duhet të nisë të martën, me temperatura mbi 40 gradë dhe rrezik “shumë të lartë” për zjarre, njoftoi këtë të hënë ministri për Krizat Klimatike, Vasilis Kikiljas.

Piku do të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte dhe “rreziku i zjarrit do të jetë shumë i lartë në një pjesë të konsiderueshme të Greqisë”, tha ministri përgjegjës për mbrojtjen civile.

Shërbimi meteorologjik parashikon se temperaturat në pjesën qendrore të Greqisë mund të rriten deri në 42 gradë.

Vapa e lartë tashmë është regjistruar ditët e fundit, sidomos në Athinë, ku të enjten priten 38 gradë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH