Bota

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku

Shkruar nga Liberale

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Papa

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku.

Papa u nda nga jeta në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi ishte shtruar në spitalin Gemelli. Dje, të dielën e Pashkëve, ai kërkoi të merrte pjesë në kremtimet e meshës dhe u shfaq në lozhën e Shën Pjetrit për bekimin Urbi et Orbi.

Papa përcolli mesazhe që përfshin thirrjet për armëpushim në Gaza, për paqen në Ukrainë dhe në rajonet afrikane dhe një ftesë për të mbështetur popullsinë e Mianmarit, të goditur nga tërmeti. “Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim të vërtetë”, pohoi Papa, që bën thirrje për respektimin e lirisë fetare dhe kërkon lirimin e të burgosurve të luftës dhe të burgosurve politikë, gjatë Jubileut.

Më pas, Papa përshëndeti besimtarët kur kaloi përmes turmës në sheshin Shën Pjetri.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH