Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk arriti të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump, dhe sipas ndihmësve të tij, arsyeja ishte një sëmundje e papritur që e detyroi të kthehej me urgjencë në Beograd fundjavën që lamë pas.
Por një tjetër version i ngjarjes vjen nga ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç, i cili thotë se Vuçiç nuk u lejua të hynte në resortin e Trump në Florida, edhe pse kishte paguar për të qenë pjesë e aktivitetit.
“Shtetet e Bashkuara dhe Trump janë të përqendruar tek raporti me Putinin. Vuçiç nuk mund të përdorë një foto me Trump për të zbutur presionin në Serbi apo për të forcuar pozitat e tij me Rusinë,” u shpreh Vujoviç.
Ai shton se Vuçiç kishte shpresuar që një fotografi me Trumpin do t’i ndihmonte në skenën ndërkombëtare, por përpjekja e tij për të qëndruar mes SHBA-së dhe Rusisë ka dështuar.