Bota

Netanyahu: Qëllimi ynë është një fitore absolute mbi Hamasin

Shkruar nga Liberale

Netanyahu: Qëllimi ynë është një fitore absolute mbi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha të hënën se “lufta nuk duhet të përfundojë” përpara se Izraeli të vriste udhëheqësit e Hamasit. 

“Qëllimi ynë është një fitore absolute mbi Hamasin. Ne do të vrasim udhëheqjen e Hamasit, prandaj ne duhet të vazhdojmë të veprojmë në të gjitha zonat e Rripit të Gazës. Lufta nuk duhet të përfundojë para kësaj. Ajo do të marrë kohë – muaj e jo vite,” ai tha në një takim të fraksionit të partisë së tij, Likud.

Në të kaluarën, Izraeli nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të vazhduar gjuetinë e udhëheqësve të Hamasit shumë kohë pas përfundimit të luftës.

Netanyahu gjithashtu ka thënë më parë se lufta kundër Hamasit “do të jetë një luftë e gjatë”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH