Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal është ekzekutuar mëngjesin e djeshëm në Tivar. Sipas medieve malazee viktima është identifikuar si Edmond Mustafa.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ndodhej me viktimën në momentin e ngjarjes. Ata thanë se autori ishte larguar me një motoçikletë.
Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.