Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelensky vizitë zyrtare në Ankara, pritet të zhvillojë takim me Erdogan

Shkruar nga Liberale

Lufta në Ukrainë/ Zelensky vizitë zyrtare në Ankara, pritet

Presidenti ukrainas pritet të zhvillojë sot një takim me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Gjatë bisedimeve do të shqyrtohen të gjitha aspektet e partneritetit strategjik turko-ukrainas dhe do të diskutohen hapat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve në Turqi.

Të dy liderët do të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë, dhe çështje të tjera rajonale dhe globale.

Zelensky dhe Erdogan pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve të tyre.

Takimet e Zelenskyt vijnë pasi Uashingtoni dhe Moska vendosën të nisin një proces të ri dialogu për zgjidhjen e konfliktit.

Turqia është pozicionuar pro një marrëveshjeje të negociuar dhe të drejtë midis Rusisë dhe Ukrainës, teksa ka shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar bisedimet mes dy palëve.

Pas Ankarasë, Zelensky pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite.

Poll
SHQIPENGLISH