Kosova

Zëdhënësi i LVV: Të presim deri në numërimin e fundit që të dimë rezultatin e fitores

Shkruar nga Liberale
Zëdhënësi i LVV: Të presim deri në numërimin e

Zëdhënësi i LVV, Arlind Manxhuka ka reaguar në rrjete sociale, ndërsa vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë.

“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë”, - ka shkruar ai.

Tashmë janë numëruar 50.89% e votave dhe sipas rezultateve që jep KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet prin me 37.5% të votave. Me këtë rezultat partia e Albin Kurtit ndalet në 41 mandate në Kuvend.

Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 29.8% të votave që do të përktheheshin në 33 mandate në Kuvend.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.29% të votave ose 18 mandate në kuvend.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 7.92% të votave duke u dhënë 8 ulëse në parlament.

Ky është rezultati i 1289 kutive nga 2533 që janë gjithsej. Ka ende shumë vota për t’u numëruar pasi këto rezultate nuk përfshijnë nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1 970 944 shtetas me të drejtë vote kanë votuar 789 172 persona.

Faqja online e KQZ-së së Kosovës ku shfaqen rezultatet është mjaft e ngadaltë dhe ka pasur disa herë bllokime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për të hyrë në platformën e rezultateve. Kjo ka shkaktuar mbingarkesë në sistem.

“Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë”, – tha Elezi./ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH