Kosova

Të dyshuar për sulm, përfundon në pranga ministri i Kurtit dhe djali i tij

Shkruar nga Liberale

Të dyshuar për sulm, përfundon në pranga ministri i Kurtit

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe biri i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e policisë, ditën e djeshme.

Të dy dyshohen për dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”.

Rasti për Klankosova.tv është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përmes zëdhënësit Shaqir Bytyqi, derisa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm” , policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe jane mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH