Kosova

Spiropali nga Prishtina: Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar

Shkruar nga Liberale

Spiropali nga Prishtina: Kosova është prioritet kombëtar i

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ditën e sotme ndodhet në Kosovë.

Ajo u shpreh se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar.

Në një konferencë për media, Spiropali bëri me dije se nga takimi me homologun e Kosovës, Glauk Konjufca, do të dalin me një sugjerim ndaj qeverive të të dyja shteteve shqip-folëse që të ketë konkretizim më të detajuar të partneritetit.

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet i pandashëm, është një binom stabilizues dhe orientues për të nesërmen tonë por edhe për të gjithë rajonin”.

“Me kryetarin Konjufca ne ndamë që t’u sugjerojmë qeverive tona një konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik e gjithëpërfshirës duke bërë atë një model inkurajues për bashkëpunimin rajonal ndër shqiptarë dhe më gjerë”.

“Dy parlamentet tona kanë potencialin patriotikë dhe politikë detyrimin kushtetues, historik dhe moral që të bëhen edhe më shumë promotor të integrimit dhe mirëkuptimit rajonal”, ka thënë Spiropali.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH