Kosova

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta”, Grenell: Albin Kurti është dënuar nga Trump e Biden

Shkruar nga Liberale

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, ka qenë kjo kundërpërgjigjja e ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kurti një ditë më parë duke mbyllur sytë para faktit të sanksioneve, u shpreh se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë më të forta se kurrë. Por ky qëndrim u hodh poshtë nga Grenell, i cili i kujtoi realitetin e hidhur të raporteve të tij me SHBA dhe BE.

Pak ditë më parë, Richard Grenell e cilësoi liderin e Vetëvendosjes si një partner jo të besueshëm për Washingtonin dhe për komunitetin ndërkombëtar.

“Kam shumë miq në Kosovë dhe në Shqipëri dhe shumë miq në Serbi dhe përreth rajonit. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump e as gjatë administratës Biden. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar Kurtin vazhdimisht për ndërmarrjen e hapave të njëanshëm që po destabilizojnë rajonin. Kështu edhe BE edhe NATO. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit”, shkruante Grenell në “X”.

Krahas kësaj, Grenell pohoi se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por jo në Kosovë dhe fajësoi Kurtin për këtë mungesë investimesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH