Kosova

Kurti i dërgon letër Abdixhikut, ja FTESA që i bëri kryetarit të LDK-së

Shkruar nga Liberale

Kurti i dërgon letër Abdixhikut, ja FTESA që i bëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas situatës së krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar për të arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pranimin e kësaj letre, duke thënë se Kurtit do t’i kthejnë përgjigje me kohë.

Kështu është shprehur për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së njëherësh edhe deputet i kësaj partie, Besian Mustafa.

Letra e Kurtit u publikua vetëm pak orë më parë, ku ai i bënte thirrje Abdixhikut që të ulen për të diskutuar një marrëveshje politike për formimin e institucioneve.

Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar politike, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë të konstituohet, ndërsa skenarët për zgjedhje të reja janë gjithnjë e më të pranishëm në diskursin publik.



Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH