Kosova

E PAZAKONTË në Kosovë/ 30-vjeçarja gëlltiti gjilpërën, mjekët i shpëtojnë jetën të resë

Shkruar nga Liberale

E PAZAKONTË në Kosovë/ 30-vjeçarja gëlltiti

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në Kosovë. 

Një 30 vjeçare rrezikoi seriozisht shëndetin pasi aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, bëri me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje

"Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, u arrit të largohej gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.", thuhet në deklaratën e spitalit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH