Kosova

26 vjet nga masakra e Reçakut! Çfarë ndodhi më pas...

Shkruar nga Liberale
26 vjet nga masakra e Reçakut! Çfarë ndodhi më pas...

Dita e sotme shënon 26 – vjetorin e një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civilë shqiptarë qytetarë të Kosovës.

Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, këtë ngjarje, me të parë në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar pa mëdyshje si një “krim kundër njerëzimit”.

Masakra e Reçakut – më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën – që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajrore të NATO-s.

Kosova, e lirë dhe e pavarur - shteti i më i ri në botë i njohur nga 115 shtete përfshirë shtetet më të fuqishme të botës, SHBA, Francë, Gjermani, Angli, Itali dhe Japoni sot e kremton këtë ngjarje, duke mbajtur ceremoni të ndryshme përkujtimore në nder të viktimave të pafajshme.

Pas Reçakut, çfarë ndodhi?

Duke deklaruar skenën në Reçak «si skena më e tmerrshme» që ai kishte parë ndonjëherë, William Walker, shefi i Misionit Ndërkombëtar të Verifikimit në Kosovë, mund të ketë menduar se ai po bënte një gjykim të drejtpërdrejtë dhe njerëzor të një realiteti të ashpër. Në atë kohë, duke ju folur gazetarëve në 16 Janar, ai ishte duke qëndruar përpara një grupi prej më se 20 trupash në një luginë të ngushtë. Ku mbi 45 trupa u gjenden mbi një kodër në këtë fshat të vogël në pjesën jugore të Kosovës, në mes tyre 3 gra, një fëmijë 12 vjeçar dhe trupi i një plaku 80-vjeçar.

Më 15 janar 1999, forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, 25 km në jug të Prishtinës. Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Wiilliam Walker pasi vizitoi vendin ku u bë masakra, tha se ajo që kishte parë ishte ngjarja më trishtuese në jetën e tij. Zoti Walker e cilësoi këtë ndodhi si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Në këtë masakër të forcave serbe u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë. Viktimat e asaj masakre, tronditën botën. Për shkak të deklaratave të tij, që nxitën më pas reagimin ndërkombëtar për të ndalur dhunën ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, ish-qeveria e asaj që ashtu quhej atëherë “Jugosllavi”, e cila u shkërmoq, e shpalli zotin Walker “person non grata”.

Pas rreth dy muajsh, nga masakra e Reçakut, NATO filloi sulmet ajrore kundër caqeve serbe që zgjatën 78 ditë. Ndërsa ish presidenti i asaj që ishte mbetje e “Jugosllavisë”, i cilësuar ndërkombëtarisht si kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq – u akuzua nga Tribunali i Hagës, për krime kundër njerëzimit në Kosovë, përfshirë këtu edhe masakrën e Reçakut, u mbajtë në burg dhe nuk arriti të dënohet, pasi ai vdiq në burg pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor, në një qeli të saj.

Mirëpo, ja që dhimbjet janë dhimbje e hidhërime. Pjesë pandarë e jetës sonë. Edhe në një hap, të parë nga shqiptarët si hapi i fundit për pavarësinë e Kosovës – kur, po shënohet 20 vjetori i Masakrës së Reçakut, e cila, i hapi rrugën e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s.

Në vitet e fundit, ndonëse në pension, ambasadori Walker, i ka qëndruar pranë komunitetit shqiptarë në SHBA, i cili gjithmonë e ka pritur ngrohtë duke i shprehur mirënjohje për shembullin e tij. Nga ana e vet ambasadori Walker ka mbetur luftëtari i një të ardhme më të mirë për Kosovën e shqiptarët.

Shqiptarët i janë gjendur atij në momentet më të vështira ashtu si ai iu gjend atyre në çastet më të vështira për popullin shqiptarë, si një shprehje humane e bujare e mirënjohjes  për guximin që ai tregoi për ne Shqiptarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH