Bota

Irani i ka kërkuar ndihmë Uashingtonit pas rrëzimit të helikopterit presidencial

Shkruar nga Liberale
Irani i ka kërkuar ndihmë Uashingtonit pas rrëzimit të

Irani i ka kërkuar ndihmë Uashingtonit pas rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin Ibrahim Raisi , tha sonte një zëdhënës i administratës amerikane, pa dhënë detaje. “Nuk do të hyj në detaje, por qeveria iraniane na ka kërkuar t’i ndihmojmë,”- u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller . Por ai vuri në dukje se SHBA nuk ishte në gjendje ta ofronte atë ndihmë, “kryesisht për arsye logjistike”.

Pothuajse në të njëjtën kohë, duke informuar gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Raisi “kishte gjak në duart e tij” për mbështetjen e organizatave ekstremiste në rajon dhe “që ishte përgjegjës për abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut në Iran”.

SHBA do të vazhdojë ta mbajë Iranin përgjegjës për veprimet destabilizuese, siç e quajti Kirby, në rajonin e Lindjes së Mesme.

Megjithatë, më herët, Uashingtoni i kishte shprehur zyrtarisht ngushëllimet Iranit për vdekjen e Raishi.

Poll
SHQIPENGLISH