I dërguari i presidentit amerikan, Keith Kellogg mbërriti në Kiev të mërkurën në mëngjes për të vizituar vendin dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky rreth luftës së vazhdueshme me Rusinë.
Kjo vjen pasi Uashingtoni dhe Moska, zhvilluan bisedime pa Kiev për të ardhmen e Ukrainës të martën.
“Do të kem disa biseda të mrekullueshme me presidentin Zelensky”, tha ai”.
Duke folur pas 4 orë e gjysmë bisedimesh në Riad, sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi një marrëveshje me katër pika me Rusinë për të udhëhequr rivendosjen e kontakteve që u ndërprenë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, e cila filloi luftën më të madhe të Evropës në 80 vjet.
Sipas Rubios nëse konflikti merr një “fund të pranueshëm”, ekziston mundësia për partneritet me rusët gjeopolitikisht.
Ardhja e tij në Kiev vjen pasi një sulm me dron rus në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa ku u plagosën katër persona, duke përfshirë një fëmijë, dhe shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë.