Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, që të vizitojë Kievin, por me një kusht.
Në një deklaratë për mediet ai u shpreh se për sa kohë ish-presidenti amerikan është në gjendje të ndalojë luftën me Rusinë brenda 24 orëve, siç ai ka premtuar dikur, do të mund të vizitojë Kievin.
Kujtojmë se Donald Trump ka deklaruar se nëse do të ishte president, ai mund t’i jepte fund luftës menjëherë duke këmbëngulur se Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin bien dakord për një zgjidhje, duke këmbëngulur se ai ka një marrëdhënie të mirë me udhëheqësit e të dy vendeve.