Globi

SHBA/ Trump zbulon kandidaturën e republikanëve për nënpresident

Shkruar nga Liberale

SHBA/ Trump zbulon kandidaturën e republikanëve për

Kandidati republikan, Donald Trump ndodhet në Milwaukee për Konventën Kombëtare Republikane, dy ditë pasi i mbijetoi atentatit të së shtunës. Ish-presidenti emëroi JD Vance, senatorin e Ohios, si kandidat për postin e nënpresidentit, nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Rreth 50,000 njerëz marrin pjesë në Konventën e Republikanëve, një ngjarje kyçe politike, ku Trump do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet e Nëntorit.

Ndërkohë, pasojat nga të shtënat e së shtunës vazhdojnë. Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA thotë se autori nuk duhet të kishte pasur kurrë një vijë të drejtpërdrejtë shikimi, ndërsa drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle u shpreh se po punohet për të “parandaluar që një incident i ngjashëm të përsëritet”.

Trump mori një fitore të madhe ligjore më herët gjatë ditës së sotme, pasi një gjykatës në Florida hodhi poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër tij.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH