Globi

Rusia dhe Ukraina nisin sulmet ajrore pas thirrjes Putin-Trump

Shkruar nga Liberale

Rusia dhe Ukraina nisin sulmet ajrore pas thirrjes Putin-Trump

Rusia dhe Ukraina nisën sulme ajrore që dëmtuan infrastrukturën e njëra-tjetrës brenda natës, disa orë pasi Vladimir Putin refuzoi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim të plotë 30-ditor.

BBC shkruan se në një bisedë telefonike të martën, Putin i tha Trumpit se një armëpushim i plotë do të funksiononte vetëm nëse, aleatët e Ukrainës ndalonin dhënien e ndihmës ushtarake dhe ranë dakord vetëm për të ndalur sulmet në infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e mbrëmshme dëmtuan “infrastrukturën civile”, duke përfshirë një spital në Sumy.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka kapur 57 dronë ukrainas. Zyrtarët në rajonin jugor rus të Krasnodarit thanë se një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të vogël në një depo nafte.

Ndërkohë, dy vendet kanë rënë dakord të shkëmbejnë 175 të burgosur sot.

Bisedimet e reja për paqë do të mbahen në Arabinë Saudite të dielën, tha i dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të kryesojnë sërish delegacionin amerikan, tha ai, duke shtuar se “djalli është në detaje”. Ai nuk specifikoi nëse delegacionet ukrainase apo ruse do të jenë në bisedime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH