Globi

Një ditë pas sulmit, Donald Trump mbërrin në Milwaukee për konventën republikane

Shkruar nga Liberale

Një ditë pas sulmit, Donald Trump mbërrin në Milwaukee

Ish-presidenti Donald Trump, arriti në shtetin e Uiskonsinit për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane. Konferenca e partisë, megjithatë, do të zhvillohet siç ishte planifikuar, nga data 15 deri më 18 korrik.

Trump u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani të shtunën. Sulmuesi i dyshuar, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

Nga të shtënat u vra një mbështetës ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Gjatë Konventës Kombëtare Republikane, Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH