Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, u vranë të shtunën vonë, pasi një person hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat në Francë.
Autoritetet thanë se sulmuesi iu afrua shtëpisë, ku një 20-vjeçar po festonte ditëlindjen me familjen e tij në Espinase-Vozelle.
Ky fshat me rreth 1.000 banorë gjendet rreth 60 kilometra në veri të Klermont-Ferrand. Autori hapi zjarrin ndaj personave që po merrnin pjesë në festë, duke vrarë tre prej tyre. Ai më pas vrau veten, thanë autoritetet franceze.