Portugalia do t’i japë 10 milionë euro agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët, UNRWA, si një kontribut për të ofruar ushqim, ilaçe dhe ndihmë humanitare për palestinezët.
Lajmi u bë me dije sot nga ministrja në detyrë e Çështjeve të Kabinetit Mariana Vieira da Silva pas një takimi të kabinetit.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme e përshkroi shumën si ndihmë të re shtesë që nuk kishte qenë në buxhetin e shtetit për vitin 2024. Shtetet e Bashkuara, donatori më i madh i UNRWA-s dhe disa vende të tjera kanë ndërprerë financimin e tyre për agjencinë që nga janari pasi Izraeli akuzoi 12 nga 13,000 punonjësit e agjencisë në Gaza për pjesëmarrje në sulmet e 7 tetorit.
Portugalia, e cila nuk e ndaloi financimin e saj, kontribuoi me katër milionë euro drejtpërdrejt në UNRëA në vitin 2023, dhe në shkurt të këtij viti ajo njoftoi një milion euro ndihmë shtesë për agjencinë.