Globi

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zv.Presidenti i SHBA-ve: Liria e fjalës në Evropë është në rënie!

Shkruar nga Liberale

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zv.Presidenti i SHBA-ve: Liria e

Zv.Presidenti i SHBA-ve, JD Vance, dekalroi gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih se liria e fjalës në Europë është në rënie.

Ai tha se sot nuk mund t’i imponosh njerëzve se çfarë të mendojnë apo të besojnë.

“Në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, liria e fjalës është në rënie. Nuk mund t’u imponosh njerëzve se çfarë të mendojnë, të ndiejnë apo të besojnë. Fatkeqësisht, kur shoh Evropën sot, nuk është gjithmonë e qartë çfarë ka ndodhur me disa prej fituesve të Luftës së Ftohtë”, deklaroi ai.

Vance gjithashtu nënvizoi se me kthimin e Donald Trump në pushtet, SHBA ka një qasje të re në politikën ndërkombëtare.

“Me Donald Trump ka një sheriff të ri në Uashington”, u shpreh ai.

Duke folur për marrëdhëniet transatlantike, Vance theksoi se sfida kryesore për Evropën nuk është kërcënimi nga Rusia apo Kina, por një rrezik i brendshëm: largimi i Bashkimit Evropian nga vlerat e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara.

Sa i përket luftës në Ukrainë, nënkryetari amerikan deklaroi se SHBA shpreson për një “marrëveshje të arsyeshme” midis Ukrainës dhe Rusisë, duke sugjeruar një qasje më pragmatike në diplomaci.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH