19 korrik 1981 - Në një takim privat me presidentin amerikan Ronald Reagan, kryeministri francez François Mitterrand zbulon ekzistencën e Dosjes Farewell, një koleksion dokumentesh që tregonin se sovjetikët ishin duke vjedhur teknologji amerikane.
Reagan thirri drejtorin e CIA-s dhe i tha: "Le t'i ndihmojmë sovjetikët me pazaret e tyre"; rezultati ishte shpërthimi më i madh jo-bërthamor në tubacionin e Siberisë më 1982.
Pak vetë e dinin se ç’kishte ndodhur. Vetëm në fillim të viteve 2002, gazeta New York Times do të njoftonte se pas zbulimit të Dosjes Farewell, shkencëtarët amerikanë filluan punën për një mikroprocesor për kontrollin automatik të funksionimit të tubacioneve të naftës dhe gazit.
Pajisja ishte programuar për të patur difekt, duke shtuar presionin brenda tubacioneve.
Agjentët sovjetikë e vodhën mikroprocesorin dhe e përdorën në sistemin e tubacionit siberian; shpërthimi në qershor 1982, vlerësuar me një fuqi prej 3 kilotonësh ndodhi në shkretëtirën siberiane; dëmet ishin të pallogaritëshme , njoftime për viktima nuk pati; dhe Bashkimi Sovjetik nuk kishte si të ankohej publikisht pasi ishte mashtruar nga teknologjia e rreme.
Të gjitha “softwaret” që kishte vjedhur për vite tani papritmas u bënë të dyshimta: kjo situatë ndali ose vonoi punën e mijëra shkencëtarëve dhe inxhinierëve sovjetikë.
Kjo ishte pjesë e asaj që u konsiderua “Lufta e Ftohtë” mes Lindjes dhe Perëndimit.