Globi

Sulmet ruse në Kiev/ Deklarata e Zelenskyt: Putini nuk po përgatitet aspak për paqe!

Shkruar nga Liberale

Sulmet ruse në Kiev/ Deklarata e Zelenskyt: Putini nuk po përgatitet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se sulmi i papritur raketor në Kiev, tregon se Vladimir Putin nuk po përgatitet për paqe.

Zelensky u shpreh se forcat e Moskës përdorën raketa balistike dhe dronë në sulmin në orët e para të mëngjesit dhe konfirmoi se një person mbeti i vrarë.

“Putini nuk po përgatitet për paqe. Ai vazhdon të vrasë ukrainasit dhe të shkatërrojë qytete. Vetëm masat e forta dhe presioni ndaj Rusisë mund t’i japin fund këtij terrori. Ajo që na duhet tani është unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët tanë në këtë luftë për një fund të drejtë,” vuri në dukje Zelensky në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH