Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën, ku një turiste spanjolle, Rosa Maria Alvarez Soto, 55 vjeç, humbi jetën pasi ra nga një mur në pikën e njohur turistike “Shkallët Spanjolle”.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore dhe transportimit të menjëhershëm në spital, ajo nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas gjetjeve fillestare, nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një tentativë vetëvrasjeje, por autoritetet po shqyrtojnë çdo pistë të mundshme për të zbuluar shkakun e tragjedisë.