Globi

Dalin PAMJET/ Momenti i rrëzimit të avionit në Toronto, si dolën pasagjerët para se të shpërthente në flakë

Shkruar nga Liberale

Dalin PAMJET/ Momenti i rrëzimit të avionit në Toronto, si

Publikohet video tronditëse e momentit të rrëzimit të avionit pasditen e së hënës teksa ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

Siç shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, avioni me 80 persona në bord është përmbysur në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të vogël, por fatmirësisht pa pasoja fatale në njerëz. 

Më pas avioni doli jashtë kontrollit për disa metra, duke lënë pas tij një re tymi të zi.

Pavarësisht rrëzimit dhe përmbysjes së avionit, nuk pati viktima në mesin e pasagjerëve, me 18 prej tyre të plagosur, tre në gjendje të rëndë, një fëmijë dhe dy burra, njëri prej të cilëve 60 vjeç.

Pasagjerët në fluturim regjistruan skenat e kaosit që u shpalosën teksa ekuipazhi evakuoi avionin.

“Isha vetëm në një aksident avioni. “O Zot”, dëgjohet duke thënë një nga pasagjerët që shpëtoi pa asnjë gërvishtje.

Avioni që ishte nisur nga Minneapolis kishte 22 kanadezë në bord, ndërsa pasagjerët e tjerë ishin të kombësive të ndryshme.

Shefi i zjarrfikësve të aeroportit tha se, megjithëse hetimet për rrethanat e aksidentit janë të hershme, “pista ishte e thatë dhe nuk kishte erëra të forta”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH