Globi

FOTO/ Burri rreh për vdekje gruan e tij në banesë (policia nuk mund të ndërhynte dot pa lejen e gjykatës)

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Burri rreh për vdekje gruan e tij në banesë (policia nuk

Kur policia ndërhyri 25 minuta më vonë, e gjetën gruan me 'kafkën e saj të thyer'

Një burrë i dhunshëm rrahu gruan e tij për vdekje me shkopin e djalit të tyre, ndërsa policia jashtë priste leje nga gjykata për të hyrë në banesë.

Oficerët dëgjonin 'një numër goditjesh' brenda shtëpisë në të cilën kishte hyrë Olubunmi Abodunde, pavarësisht kushteve të lirimit me kusht të vendosura një ditë më parë që e ndaluan atë nga banesa pas një episodi tjetër të dhunshëm. Ngjarja ndodhi në Britani.

Kur më në fund hynë 25 minuta më vonë, ata gjetën Taiëo Abodunde, 41 vjeç, me 'kafkën e saj të thyer' me një lodër të djalit, ‘skate board”.

Abodunde, 48 vjeç, i cili ishte hetuar vazhdimisht nga Policia e Suffolk për dhunë në familje , do të dilte në gjyq për vrasje, por e pranimo krimin.

Gjykatësi Martyn Levett, nga Gjykata e Ipssich, e paralajmëroi atë se dënimi i vetëm i mundshëm ishte burgimi i përjetshëm.

Ai ishte dënuar edhe më parë për dhunë dhe ishte liruar me kusht që të mos i afrohej banesës.

FOTO/ Burri rreh për vdekje gruan e tij në banesë (policia nuk

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH