Një avion i linjës "United Airlines" që fluturonte nga Shtetet e Bashkuara për në Dubai, bëri ulje emergjente në aeroportin "Eleftherios Venizelos" të premten, për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor të përjetuar nga një pasagjer gjatë udhëtimit.
Fluturimi u devijua drejt aeroportit “Eleftherios Venizelos”, ndërsa ishte në jug të Kretës.
Sipas informacioneve, njëri prej pasagjerëve është ndjerë keq, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek ekuipazhi, i cili i ka njoftuar për nevojën urgjente për ndihmë mjekësore, duke bërë që avioni të bëjë ulje urgjente në aeroportin e Athinës. Siç u bë e ditur, pak kohë më vonë pasagjeri ndërroi jetë.