Globi

Nis Konklava në Vatikan! Ja kush është kardinali për t’u zgjedhur Papa i ri!

Shkruar nga Liberale

 

Nis Konklava në Vatikan! Ja kush është kardinali  për

Ka nisur pasditen e sotme konklava në Kapelën Sistine, ku 133 kardinalë do të nisin procesin e votimit për të zgjedhur Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake.

Para fillimit të votimit, do të dëgjohet fraza e njohur latine “extra omnes”, që do të thotë “të gjithë jashtë”, duke sinjalizuar nisjen e konklavës dhe izolimin e plotë të kardinalëve nga bota e jashtme. Gjatë gjithë procesit, atyre u ndalohet përdorimi i pajisjeve elektronike apo çdo forme tjetër komunikimi me botën jashtë.

Në orët e para të mëngjesit, të gjithë kardinalët morën pjesë në meshën e posaçme në Bazilikën e Shën Pjetrit, me titullin “Pro eligendo Romano Pontifice”, për zgjedhjen e Papës së ri.

Sipas informacioneve që kanë dalë ditët e fundit, ndër emrat më të përmendur për fronin papnor është ai i kardinalit italian Pietro Parolin, ish-kryeministër i Vatikanit për 12 vjet dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papës Françesku.

Ai shihet si figurë që mund të ndërthurë prirjet progresiste me përfshirjen e klerikëve më konservatorë në drejtimin e Kishës. Ndërkohë, me shanse të konsiderueshme për zgjedhje përmenden edhe Patriarku Latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, si dhe kardinali filipinas Luis Tagle.I pari njihet për qasjen e tij të moderuar dhe përvojën në dialogun ndërfetar, ndërsa i dyti është një ndjekës besnik i linjës së Papës Françesku.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH