Jōhatsu, është fenomeni i çuditshëm në Japoni, i cili i referohet njerëzve që vullnetarisht i “arratisen” jetës së tyre në një moment, duke mos lënë asnjë gjurmë pas për familjarë, miq apo të afërm. Fenomeni ka prekur përgjatë viteve edhe Shtetet e Bashkuara, Kinën, Korenë e Jugut, Britaninë e Madhe apo Gjermaninë.
Thuhet se arsyeja kryesore që i ka çuar mijëra japonezë në një vendim të tillë është kultura e ashpër e punës atje.Diçka që duhet theksuar është fakti se atje “konsiderohet turp të heqësh dorë nga një punë apo kompani”. Ky është një lloj presioni shoqëror që ka çuar edhe në raste vetëflijimesh.
Është vlerësuar se rreth 100 mijë japonezë zhduken çdo vit! Por si ndodh kjo?
Ekzistojnë disa faqe online që u “gjenden” njerëzve që ndodhe në një situatë të tillë, kundrejt kostos financiare, ku japin një sërë udhëzimesh.
Kjo tregon se bota në fakt i vë njerëzit përballë zgjedhje mizore. Ku ka tre opsione, fiton garën, nënshtrohesh ose vdes! E në Japoni, duket se një grup jo i vogël njerëzish kanë gjetur një alternativë tjetër. Atë të bërjes gati të valixheve duke lënë gjithçka pas… Ikin dhe thjesht nuk kthehen më kurrë!