Globi

Ata që sulmuan Kongresin Amerikan e konsiderojnë veten “të burgosur politikë” / Trump i quan patriotë dhe u premtoi falje!

Shkruar nga Liberale

Ata që sulmuan Kongresin Amerikan e konsiderojnë veten “të

Për katër vite, nga sulmi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara më 6 janar 2021, pothuajse 1600 persona janë ndjekur penalisht për përfshirjen e tyre në këtë sulm. Disa janë akuzuar dhe dënuar për krime të tilla si sulm dhe komplot ndaj shtetit dhe aktualisht ndodhen ende të burgosur dhe shumë të tjerë, të shpallur fajtorë për krime më të lehta, e kanë përfunduar dënimin e tyre.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka njoftuar se do falë të gjithë ata persona që janë përfshirë në sulmin ndaj Kongresit, “duke u kërkuar shumë falje atyre”. Vitet e fundit, Trump dhe një pjesë e madhe e botës konservatore amerikane e kanë ndryshuar narrativën e tyre rreth ngjarjeve të 6 janarit dhe pjesëmarrësve në ato ngjarje, të cilët, në disa qarqe të djathta amerikane, ata përkufizohen si “patriotë”, “të burgosur politikë” ose në disa raste edhe “dëshmorë”.

Më 6 janar 2021, qindra mbështetës të Trump, sulmuan selinë e Kongresit në Uashington, duke u përleshur me policinë, duke kapërcyer bllokadat dhe duke pushtuar ndërtesën, ata synonin të bllokonin procesin e ratifikimit të fitores zgjedhore të Joe Biden, me besimin se zgjedhjet ishin “vjedhur” përmes manipulimit zgjedhor, siç edhe pretendoi vetë Trump, pa asnjë provë. Disa njerëz humbën jetën pas përleshjeve, 140 oficerë policie u plagosën dhe ligjvënësit amerikanë arritën t’i shpëtojnë turmës agresive për disa minuta, duke u shënuar kështu një kryengritje e paprecedentë në historinë e SHBA-së.

Një grua, e quajtur Ashli Babbit u vra nga një polic me armë zjarri, një tjetër oficer, Brian Sicknick, vdiq nga pasojat e dy sulmeve që mori në zemër gjatë përleshjeve me turmën, një 34-vjeçar, vdiq nga një mbidozë amfetamine, katë policë të përfshirë në parandalimin e sulmit, kryen vetëvrasje në muajt në vijim.

Ata që sulmuan Kongresin Amerikan e konsiderojnë veten “të

Autoritetet federale besojnë se rreth 10 mijë njerëz u përfshinë në zonën përreth Kongresit dhe se 2 mijë apo 2 mijë e 500 të tjerë arritën të futeshin brenda godinës. Gati 1.600 persona u arritën të identifikoheshin falë dhjetëra e mijëra orëve material video në internet dhe po ashtu flaë edhe mijëra ankesave, ku gati gjysma e tyre e pranoi fajësinë. Mes atyre që u vetëdeklaruan “të pafajshëm”, më shumë se 200 persona, u dënuan me rreth 22 vjet burg, me akuzën e “komplotit dhe kryengritjes ndaj shtetit”, me synimin për të rrëzuar me forcë qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Të pandehurit e dënuar me dënime më të rënda janë në të shumtën e rasteve pjesë e dy organizatave të ekstremit të djathtë, Djemtë Krenar dhe Mbajtësit e Betimit, dy grupe që veprojnë si paramilitar dhe që konsiderohen si udhëheqësit kryesorë të sulmit ndaj Kongresit. Kryetari i grupit “Djemtë Krenar”, Enrique Tarrio është përshkruar si personi kryesor i revoltës, i cili u dënua me 22 vjet burg. Kryetari i grupit tjetër, “Mbajtësit e Betimit”, Stewart Rhodes u dënua me 18 vjet burg.

Ata që sulmuan Kongresin Amerikan e konsiderojnë veten “të

Shumë të tjerë ose i kanë kryer ose janë duke i kryer dënimet e tyre, si Jacob Chansley, i njohur si shamani QAnon i cili u fotografua shumë përgjatë sulmit me një kapele me brirë ose Riley Ëilliams, e cila vodhi një kompjuter nga zyra e Nancy Pelosi dhe si për të mos mjaftuar kjo, planifikoi ta shiste në Rusi, sipas të dashurit të saj.

Në fushatën e tij, Trump ka deklaruar se protestuesit ishin trajtuar “padrejtësisht” në gjyq, duke i konsideruar ata si “të burgosur politikë”. Shumë nga të dënuarit për sulmet ndaj Kongresit, u vendosën në një burg federal në Uashington, duke iu dhënë mundësinë atyre që të mblidheshin çdo mbrëmje për të kënduar himnin amerikan. Shoqatat e ekstremit të djathtë dhe shumë aktivistë të tjerë u organizuan online në mbledhjen e fondeve për t’i ndihmuar, organizuan protesta në përpjekje për të ndërgjegjësuar qytetarët në lidhje me kauzën e tyre, duke i emërtuar si persona të marrë “peng” dhe “dëshmorë” të mbrojtjes së demokracisë.

Në muajin mars 2023, në platformat kryesore online u publikua një këngë “drejtësi për të gjithë”, ku dëgjohej Trump teksa recitonte Betimin e Besnikërisë ndaj flamurit, kurse Krahu Patriot, siç emërtohen të burgosurit në burgun federal të Uashingtonit, kënduan himinin amerikan, me emrin “Kori i burgut J6”. Kënga e lindur si bashkëpunim mes një kandidati presidencial dhe njëzet personave të akuzuar për përmbysjen e rendit demokratik vendosej shpesh në mitingjet e Trump.

Përgjatë muajve të fundit, avokatët e personave të akuzuar janë munduar të shtyjnë disa nga gjykimet, me argumentin se premtimi i “faljes së presidentit” do t’i bënte të padobishme. Ligjërisht, këto përpjekje rrallë kanë rezultuar të suksesshme. Megjithatë, shumë nga njerëzit e përfshirë në sulmin ndaj Kongresit, presin një masë që do të mbyllë përfundimisht çështjet ligjore që kanë në ditën e parë të inaugurimit të Trump si President i SHBA-ve, më 20 janar. Shumë të tjerë kërkojnë rimbursim të shpenzimeve ligjore. Me rastin e përvjetorit të katërt të sulmit, New York Times tregoi historitë e disa prej të dënuarve për krime të vogla: disa po shkruajnë libra për përvojën e tyre, shumë thonë se kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë amerikane./ Përgatiti Liberale.al 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH