Autoritet në Florida kanë arrestuar një mësuese, e cila akuzohet për marrëdhënie seksuale me një nxënës pasi ai e gjeti atë duke qarë në një klasë. 36-vjeçarja Erica Matson dyshohet se filloi marrëdhënien e papërshtatshme me studentin e saj në maj 2023.
Siç thuhet në dosjen e çështjes, “viktima ka dëshmuar se lidhja e tyre ka nisur kur ka parë Matson duke qarë në klasë dhe i është afruar asaj për të parë se çfarë po ndodhte.
Studenti u tha oficerëve se ai filloi të dërgonte mesazhe dhe të flirtonte me mësuesen përpara se ata të përfundonin në një takim.
Edhe pse marrëveshja fillestare ishte për të shkuar në kinema, studenti dëshmoi se “nuk kemi shkuar kurrë në kinema”. Pak ditë më vonë, Matson akuzohet se e ka ftuar në shtëpinë e saj ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Sipas dëshmisë së studentit “e njëjta gjë ka ndodhur disa herë para se të mbaroja shkollën”.
Sipas mediave amerikane, nxënësi i 36-vjeçares dyshohet se ka dorëzuar edhe foto të tij dhe të mësueses në të cilat ai ose është gjysmë i zhveshur, ose të dy janë duke u puthur.
Mësuesja 36-vjeçare u lirua pas dorëzoi shumën prej 25 mijë dollarësh dhe pritet të dalë në gjykatë më 15 maj.