Një ditë më parë shqiptarët u janë drejtuar kutive të votimit pasi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në të gjithë vendin tonë.
Mes politikanëve dhe shumë qytetarëve që kanë votuar, nuk kanë munguar as personazhet e njohur të ekranit.
Disa prej tyre kanë vendosur që përmes postimeve në rrjetet të tregojnë se kanë votuar, si dhe u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që t’i bashkohen procesit zgjedhor.
“Miq, unë votova. Votoni edhe ju, si qytetarë me dinjitet të Shqipërisë. Me zemër për vendin tonë”, shkruan Arbër Hajdari në postimin e tij në “Instastory”, të shoqëruar me emoji zemre dhe flamurin shqiptar.
“Gishti i lyer, por ndërgjegjja e pastër. Vota është forca jote për të luajtur në skuadrën që duam. Mos u anko, dil dhe voto”, shkruan Neada Muçaj në foton ku tregon se ka votuar.
“Të votosh është detyrim qytetar”, shkruan Julian Deda teksa ka postuar një fotografi ku shfaqen 3 duar dhe shton: “Tre vota kemi”.
Shikoni fotogalerinë e mëposhtme për të parë VIP-at që kanë votuar një ditë më parë: