Sport

Giro d’Italia rikthehet në Itali, si po transportohen mjetet nga Shqipëria?

Shkruar nga Liberale

Giro d’Italia rikthehet në Itali, si po transportohen mjetet nga 

Pas tri etapave të mbushura me entuziazëm në Shqipëri, Giro d’Italia 108 përmbylli aventurën shqiptare me etapën e fundit në Vlorë. Tashmë, karvani i madh i Giro-s është zhvendosur drejt Puglias në Itali, ku do të rifillojë gara pas pushimit të parë zyrtar.

Sot, nga aeroporti i Tiranës janë nisur dy fluturime çarter për të transportuar 23 skuadrat pjesëmarrëse: i pari në orën 12 (me 13 skuadra) dhe i dyti në orën 13 (me 10 skuadra), me destinacion Brindisi.

Ndërkohë, mjetet logjistike dhe automjetet shoqëruese janë nisur më herët: një anije nga Durrësi për në Bari, dhe dy të tjera nga Vlora drejt Brindisit – një prej të cilave do të bëjë edhe një udhëtim shtesë sot. Në total, janë realizuar 4 udhëtime detare, që kanë transportuar 955 persona, 225 automjete, 190 furgonë dhe kamionë (mbi 12 m), 25 autobusë dhe 4 ambulanca.

Të martën, më 13 maj, do të rifillohet gara me etapën e katërt dhe të parën në tokën italiane.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH