Globi

Andi Hoxhaj, profesori shqiptar në Londër nderohet me urdhrin e lartë britanik

Shkruar nga Liberale

Andi Hoxhaj, profesori shqiptar në Londër nderohet me urdhrin e

Një shqiptar êshtë nderuar me medaljen e lartë në Britani, "Oficer i urdhrit të Perandorisë Britanike". Bëhet fjalë për profesorin shqiptar Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London”, i cili është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”. Një urdhër ky i vendosur nga Mbreti George V në vitin 1917 për shërbime në perandorinë britanike.

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, duke shprehur vlerësim për nderimin e një shqiptari atje, thotë se është i kënaqur që puna e madhe e promovimit të partneritetit ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë është njohur në mënyrë të tillë nga qeveria e Britanisë së Madhe.

“Tejet i gëzuar që puna e madhe në promovimin e partnershipit të universiteteve britanike dhe lidhja mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë vlerësohet”, ka thënë ambasadori Smith.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH