“Ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi Donald Trump në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social, pas bisedës me homologun e tij ukrainas, Vlodymyr Zelensky, që zgjati rreth 1 orë.
“Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, shkroi presidenti amerikan.
Ai tha se ka kërkuar që Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz “të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara” në vijim.
Biseda Trump-Zelensky erdhi një ditë pas asaj mes presidentit amerikan dhe Vladimir Putin.