Bota

E RËNDË/ Sulm me thikë në Izrael, një i vrarë dhe katër të plagosur. Ekzekutohet autori

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Sulm me thikë në Izrael, një i vrarë dhe

Një sulm me thikë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Haifa të Izraelit.

Autoritetet bënë me dije se një person mbeti i vrarë dhe katër u plagosën. Ngjarja ndodhi në një stacion autobusi, ndërsa mësohet se autori është ekzekutuar.

Sipas një deklarate të shërbimeve të urgjencës izraelite, viktimë mbeti një 70-vjeçar, ndërsa u plagosën një burrë dhe një grua, një e moshuar si dhe një fëmijë.

Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH