Ish-presidenti amerikan Donald Trump, duke folur me gazetarët të premten pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, tha se biseda mes tyre “nuk funksionoi mirë”.
Trump deklaroi se Zelensky e teproi gjatë shkëmbimit dhe përsëriti qëndrimin e tij se presidenti ukrainas po negocion me një grup shumë të dobët letrash në përpjekjet për paqe.
Ai theksoi se Zelensky do të tregonte forcë nëse do të pranonte marrëveshjen e propozuar nga SHBA për mineralet.
“Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë, të luftojë, të luftojë, ndërsa ne po kërkojmë t’i japim fund luftës,” shtoi Trump, shkruan BBC.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë Zelensky për të rifilluar bisedimet, Trump u përgjigj se ai duhet të thotë ‘dua të bëj paqe’.
Gjithashtu, ai deklaroi: “Ose do t’i japim fund, ose do ta lëmë atë ta luftojë.”