Analizë

ANALIZË nga Florian Çullhaj: Realpolitika e paarsyeshme e Trump dhe pasojat e saj

Shkruar nga Liberale

ANALIZË nga Florian Çullhaj: Realpolitika e paarsyeshme e Trump dhe

Florian Çullhaj PhD

Imperativi moral për të mbrojtur të dobëtit ka qenë gjithmonë qendror për mendimin liberal. Nga Imperativi Kategorik i Immanuel Kant deri te Velloja e Injorancës së John Rawls, bazat etike të liberalizmit kërkojnë që shtetet dhe individët të veprojnë në mënyra që respektojnë autonominë, vetëvendosjen dhe drejtësinë. Në kontekstin e politikës ndërkombëtare, ky parim testohet më qartë në rastet kur kombet më të dobëta kërkojnë mbrojtje nga ato më të forta.

Një nga paralelet më bashkëkohore me luftën e Ukrainës kundër agresionit rus është lufta për pavarësi e Kosovës në vitin 1999. Nëse Volodymyr Zelensky do të ishte Ibrahim Rugova dhe Ukraina Kosova, si do të donim ne që Trump tëreagonte? Për më tepër, a është përgjegjësia morale e demokracive liberale, veçanërisht e Shteteve të Bashkuara, aq e qartë sa ishte gjatë ndërhyrjes së NATO-s në 1999 në Kosovë? Dhe e fundit, si e pasqyron pozicioni refraktar iDonald Trump, parimin liberal për të mbështetur me të dobëtit?

Kosova e Rugovës dhe Ukraina e Zelenskit: Një paralele morale

Ibrahim Rugova, udhëheqësi i lëvizjes për pavarësi të Kosovës, mbrojti rezistencën jo të dhunshme përballëmakinerisë shtypëse serbe. Ndërsa qasja e tij ishte në kontrast me luftën e armatosur pasuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, angazhimi i palëkundur i Rugovës për të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje i dha atij legjitimitet në mesin e demokracive liberale. Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, edhe pse e nxitur përgjithësisht nga interesat gjeopolitike, u shpreh në gjuhën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e një populli nën genocid.

Volodymyr Zelensky, nga ana tjetër, udhëheq Ukrainën përmes një pushtimi në shkallë të plotë, duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbështesë të njëjtat parime, që pretendon se janë në themel të këtij shteti lider të demokracisë liberale: sovraniteti, demokracia dhe sundimi iligjit. Ndryshe nga Kosova, Ukraina është një shtet sovran, duke e bërë rastin e saj edhe më bindës bazuar në ligjinndërkombëtar. E megjithatë, me ardhjen e Trump përgjigja e demokracisë më të fuqishme është karakterizuar nga hezitimi, llogaritjet strategjike dhe manovrat politike që po minojnë qartësinë morale të Ukrainës, jo si një shtet i pushtuar, por si një shtet agresor

Detyrimi liberal për të mbështetur Ukrainën

Liberalizmi, qoftë në formulimet e tij Kantiane apo Rawlsiane, kërkon solidaritet me ata që vuajnë shtypjen. Parimi i universalizimit të Kantit kërkon që kombet të veprojnë në mënyra që do të donin që të tjerët të vepronin mbi ta. Rawls, me fokusin e tij te drejtësia si paanësi, do të argumentonte se një rend ndërkombëtar i drejtë duhet të mbështesë shtetet, të drejtat e të cilëve shkelen, veçanërisht kur ato kërkojnë të ecin drejt plotësimit të parime tëdemokracisë liberale.

Praktikisht, kjo do të thotë se ShBA e ka një detyrim(imperativ kategorik) jo vetëm të mbështesin Ukrainën ushtarakisht dhe ekonomikisht, por edhe t'i trajtojë liderët e saj me dinjitetin dhe respektin që u takon, sidomos ata që luftojnë për liritë themelore. Kjo qasje u shkel hapur kur të bota oa se si Trump e trajtoi Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë, thua se shptëpia është personale dhe jo e popullit amerikan, por kjo është temë tjetër. Pak kush, me lexime të mira dhe me idenë se popujt duan të jetojnë bashkë, e kupton faktin sedemokracia liberale duhet mbrojtur me çdo kusht, e vetmja formë që ofron drejtësi, stabilitet dhe pranon pluralizmin si themel të saj. Çdo formë tjetër, prodhon drejtësi hakmarrësemomentale dhe të paarsyeshme duke i vendosur palët në llogore permanente. Rasti i fundit në Shtëpinë e Bardhë, është epitoma e cila shfaqi hapur pozicionin e Trumpit se parimet e demokracisë liberale nuk janë më një shqetësim i tij. Kjo qasje për vendet vogla si Shqipëria nuk është një ogur i mirë!

Realpolitika e paarsyeshme e Trump-it

Qasja e Donald Trump ndaj Ukrainës është karakterizuar nga transaksionalizmi dhe jo parimi, ajo shfaqi një indiferencë të thellë ndaj luftës ekzistenciale të Ukrainës. Zelensky në Shtëpinë e Bardhë u trajtua nga Trump jo si lider i një kombi që lufton për mbijetesë, por më tepër si një pushtues. Gjuha e trupit, toni shpërfillës dhe ngurrimi për të ofruar angazhime të qarta pasqyruan një botëkuptim të Trumpit, në të cilin pushteti dikton moralin.

Kjo është në kontrast të plotë me mënyrën se si Shtet e Bashkuara, nën Bill Clinton, iu përgjigj Kosovës. Ndërsa ndërhyrja erdhi me vonesë dhe u nxit nga shqetësimet strategjike, administrata e Klintonit së paku e njohu imperativin moral për të parandaluar, genocidin, spastrimin etnik dhe për të mbështetur vetëvendosjen e një populli të margjinalizuar. Trump, në të kundërt, dukej i gatshëm të sakrifikonte sovranitetin e Ukrainës për përfitime afatshkurtra materiale, duke minuar vetë parimet e demokracisë liberale.

Një test për rendin liberal të udhëhequr nga ShBA

Rasti i Ukrainës sot, si ai i Kosovës më parë, ishte letra e lakmuesit që testoi nëse ShBA nën Trump beson ende vërtet në të drejtat e kombeve të vogla për vetëvendosje. Nëse Ukraina do të ishte Kosova, a do të kishte ndërhyrë NATO me aq vendosmëri sa në vitin 1999? Apo me ardhjen e Trumprendi global ka ndryshuar aq shumë sa edhe aktet më të pacipatë agresionit përballen me hezitim dhe llogaritje të ftohtë?

Zelensky, ndryshe nga Rugova, nuk mund të përballojë luksin e udhëheqjes së një rezistence thjesht jo të dhunshme. Populli i tij po lufton për mbijetesë, jo vetëm për pavarësi. Por pyetja themelore etike mbetet e njëjtë: a kanë shtetet e fuqishme për detyrë të mbrojnë të dobëtit kur të drejtat e tyre themelore sulmohen? Nëse ShBA dështon në Ukrainën, ajo rrezikon jo vetëm të tradhtojë parimet e saj, por edhe të krijojë një precedent të rrezikshëm për konfliktet e ardhshme.

Si përfumdim, dallimi mes Kosovës dhe Ukrainës nuk është dallim i vlerës morale, por I volishtmërisë gjeopolitike. ShBA-ja nën Trump, nëse do të mbetet e besueshme, duhet të tregojë se përkushtimi i saj ndaj drejtësisë nuk është thjesht një mjet retorik, por një parim udhëheqës. Kjo do të thotë ta trajtosh Zelenskyn me respektin që dikur gëzonte Rugova dhe Ukrainën me mbështetjen e palëkundur që mori Kosova.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH