Bota

“Pse nuk vesh kostum”/ Zelensky i përgjigjet gazetarit: Ndoshta diçka më të lirë kur…

Shkruar nga Liberale

“Pse nuk vesh kostum”/ Zelensky i përgjigjet gazetarit: Ndoshta

Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte një element tjetër që shkaktoi irritim te presidenti amerikan, Donald Trup, gjatë takimit të tensionuar në Zyrën Ovale.

Sipas Sky News, Zelensky ishte këshilluar nga ekipi i Trump që të vishte një kostum formal gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, presidenti ukrainas vendosi të mos i përmbahej protokollit të kërkuar, duke zgjedhur një veshje më sportive.

Në fund të takimit, një gazetar pyeti Zelenskyn pse nuk kishte veshur kostum, duke e akuzuar për një sjellje që tregon mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Do të vesh kostum kur kjo luftë të mbarojë. Ndoshta jë si kjo juaja. Ndoshta diçka më të mirë, nuk e di, do të shohim. Ndoshta diçka më të lirë”, u përgjigj Zelensky.

Kjo pyetje shkaktoi një atmosferë edhe më të tensionuar pas takimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH