Bota

Përplasja Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, vjen reagimi nga Rusia

Shkruar nga Liberale

Përplasja Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, vjen

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e ka cilësuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington si një “dështim të plotë diplomatik të Kievit”.

Zakharova ka deklaruar se Zelensky është “i fiksuar” pas zgjatjes së luftës dhe ka përsëritur qëllimet e Moskës, duke theksuar se ato mbeten “çmilitarizimi” i Ukrainës dhe aneksimi i territoreve të pushtuara nga Rusia.

“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror, si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe”, u shpreh Zakharova.

Ajo shtoi se “sa më shpejt që Kievi dhe disa kryeqytete evropiane ta kuptojnë këtë, aq më afër do të jetë zgjidhja paqësore e krizës ukrainase”.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar mbi takimin e zhvilluar në Zyrën Ovale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH