BE

Papa ka lënë gati detajet e varrimit të tij. Ja çfarë ka ndryshuar!

Shkruar nga Liberale
Papa ka lënë gati detajet e varrimit të tij. Ja çfarë

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike pasi pësoi një krizë të zgjatur të frymëmarrjes të ngjashme me astmën, të shtunën.

Vatikani tha se 88-vjeçari ishte i vetëdjshëm dhe nën kontroll, por kërkon shumë oksigjen. Papa po trajtohet për pneumoni në të dy mushkëritë në spitalin Gemelli në Romë.

Ndërkohë Papa ka lënë gati edhe detajet e varrimit, në rast se ndodh më e keqja:

“Kam rregulluar që të më vëzhgojnë dhe të varrosin me dinjitet, si çdo i krishterë tjetër, dhe jo me një trup të ekspozuar mbi jastëk për ditë të tëra. Për mendimin tim, rituali aktual ishte shumë i ngarkuar. Le të jetë vetëm një vigjilje dhe me Papën tashmë brenda në arkivol, siç ndodh në të gjitha familjet. Unë fola me kryeceremonialin dhe e eliminuam këtë dhe shumë gjëra të tjera. Unë po rishikoj ritualin në mënyrë që Papët të varrosen si çdo bir i Kishës.", ka thënë Papa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH