BE

BE i vendos gjobë të majme "mollës" amerikane, shkeli me vetëdije në "dërrasë të kalbur"

Shkruar nga Liberale

BE i vendos gjobë të majme "mollës" amerikane, shkeli

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkelje të konkurrencën në transmetimin e muzikës në aplikacionin Spotify. Hetimi i BE zbuloi konkurrencën e kufizuar nga shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify.

Gjoba është gati katër herë më e lartë se sa pritej nga Komisioni Evropian për të treguar se do të veprojë me vendosmëri ndaj kompanive të teknologjisë që abuzojnë me pozitën e tyre në tregun e telefonave dhe shërbimeve online.

BE i vendos gjobë të majme "mollës" amerikane, shkeli

Sipas komisionit, kompania e teknologjisë Apple ka kufizuar zhvilluesit e aplikacioneve të transmetimit të muzikës që të informojnë përdoruesit iOS për opsionet më të lira muzikoredhe publiku përfundoi duke paguar më shumë sesa duhej për transmetimin e muzikës.

Komisionerja evropiane e konkurrencës, Margrethe Vestager, tha ‘se është e rëndësishme të evidentohet se edhe nëse je një kompani dominuese dhe bën diçka të paligjshme, do të dënohesh.”

Poll
SHQIPENGLISH