Aktualitet

Bilanci i sezonit turistik, sa ka fituar dhe sa pritet të fitojë Shqipëria këtë vit? Krahasimi me Greqinë

Shkruar nga Liberale
Bilanci i sezonit turistik, sa ka fituar dhe sa pritet të fitojë

Fluksi i turistëve këtë vit ka sjellë të ardhura rekord në ekonominë shqiptare.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë shpenzimet e të huajve që kanë vizituar Shqipërinë kanë arritur në 1.55 miliardë euro në gjashtë muajt e parë të vitit, rritje kjo me 37% krahashuar me një vit më parë. Të tilla shpenzime sipas ekspertëve tregojnë shenja rritje për turizmin. Ndërkohë që të ardhurat nga turizmi llogariten më të larta në gjashtëmujorin e dytë, për shkak të sezonit veror që shënoi edhe kulmin e hyrjeve.

Të ardhurat nga turizmi këtë vit pritet të shkojnë në 4 miliard euro. Greqia raporton të ardhura rreth 20 miliardë euro në vit, por në krahasim me infrastrukturën, natyrën, madhësinë e saj, imazhin apo edhe fakti që është pjesë e BE-së,  treguesi i këtij viti për turizmin në Shqipëri është po aq premtues.

“Padyshim që është një arritje e bilancit të pagesave që tregon atë prurje që kanë bërë turistët e cila lidhet dhe është në sinkron me hyrjet e turistëve gjatë 6 mujorit të parë. Shqipërisë i nevojitet një ekonomi e diversifikuar, e cila turizmin do e ketë prioritet”, tha eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj.

Por paralelisht me prurjet nga turistët e huaj, edhe shqiptarët kanë shtuar shpenzimet e tyre jashtë vendit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ishin 977 milion euro, një rritje kjo me 23%. Në përfundim vendit i mbeten nga turizmi 794 milion euro, vlerë kjo më e larta e arritur ndonjëherë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH