Aktualitet

Bie Whatsapp-i!

Shkruar nga Liberale
Bie Whatsapp-i!

Prej 30 minutash “WhatsApp” ka dalë jashtë funksionit. Një numër i madh përdoruesish në botë po raportojnë probleme, duke u detyruar të përdorin të tjera mjete për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Sipas mediave të huaja, "Downdetector", një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar se një numër i madh njerëzish po raporton ndërprerjen e Whatsapp.

Probleme ky rrjet social ka pasur edhe në Shqipëri, ndërkohë që kompania ende nuk ka komentuar shkakun e ndërprerjes.

Sipas "Indipendet", WhatsApp nuk ka asnjë degë zyrtare për të përditësuar përdoruesit për ndërprerjet. Ndryshe nga pjesa tjetër e "Meta", ajo nuk ka një faqe zyrtare, por ka një llogari në "Twitter" e cila nuk është përdorur që prej vitit 2014.

WhatsApp është platforma më e madhe e bisedave në botë, me më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujorë dhe platforma e tretë më e madhe sociale pas Facebook dhe YouTube. /Liberale.al 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH