Aktualitet

"Beteja e Butrintit në Gjykatën Kushtetuese"

Shkruar nga Liberale
"Beteja e Butrintit në Gjykatën Kushtetuese"

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka mbajtur një deklaratë për shtyp në kuadër të Ditës Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Nga Butrinti, Zhupa është shprehur se perlat e trashëgimisë sonë kulturore po jepen me koncesion dhe po ashtu ka rikujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu nga Butrinti dua të kujtoj ngjarjet e trishta të trashëgimisë sonë kulturore të menaxhimit të saj. Që nga shembja e teatrit kombëtar në mes të pandemisë bashkë me artistët brenda dhe sot kemi thjesht një gërmadhë atje. Dhe deri te planet e tjera të menaxhimit për t’i dhënë me PPP, Durrësin, Drilonin, Pallatin e Brigadave e shumë site të tjera të trashëgimisë sonë kulturore.

Kjo nuk është mënyra për të menaxhuar trashëgiminë kulturore. Kjo është thjesht mënyra për të pasuruar një grup oligarkësh dhe për të bërë qokat e rradhës kryeministri për interesat e veta në marrëdhëniet ndërkombëtare,” është shprehur ajo.

Nga ana tjetër ka shtuar se do ta vazhdojë betejën për Butrintin në Gjykatën Kushtetuese.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH