Aktualitet

"Berisha e shqeu PD-në", analisti: Pati shansin të ikte si hero

Shkruar nga Liberale
"Berisha e shqeu PD-në", analisti: Pati shansin të ikte si

Analisti Gentian Gaba shkruan në rrjetet sociale se, paraqitja e sanksioneve ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, si vullnet për të mbrojtur kryeministrin Edi Ramën, është dëmi më i madh që i bëhet opozitës në vend.

“Që Edi Rama drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, e di shumica e shqiptarëve dhe po ashtu e dinë edhe partnerët e Shqipërisë; por paraqitja e sanksioneve ndaj Berishës si vullnet për të mbrojtur Ramën, është dëmi më i madh që i bëhet opozitës në vend“, shkruan analisti.

Në një postim në Facebook, Gaba shkruan se, ata nuk mund të ndryshojnë qeverinë, prandaj kërkojnë reformimin e opozitës që të kenë një partner me të cilin të bashkëpunojnë dhe ta ndihmojnë për ta sjellë në pushtet si alternativë më të mirë.

“Sanksionet, që me gjasë do të vijnë edhe nga shtete te tjera, janë mjeti i vetëm kur drejtësia dështon dhe qytetarët nuk kanë fuqi për të ndryshuar elitën politike dhe as janë qeveri të korruptuar që mbron status quo-ne me justifikimin e kthimit të qeverise se vjetër. Sigurisht mund ta rrezojnë qeverinë Rama që sot, duke e sakatuar me skandale dhe sulme, por nuk mund ta bëjnë këtë për të sjellë në pushtet një opozitë që konsiderojnë të pareformuar. Prandaj Berisha është sot garancia më e madhe e pushtetit të Ramës", shkruan më tej ai.

Ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e bërë sot nga Berisha, se ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e kishte paralajmëruar shkatërrimin e PD-së.

"Me keqardhje ndoqa momentin kur Berisha tha që Basha i kishte paralajmëruar shkatërrimin e PD, nëse nuk e trajtonte sanksionimin si çështje personale, duke lënë PD në rrugën e saj. Një vit me vonë PD është një parti e shqyer nga verbëria e një prej themeluesve të saj, që pati shansin të ikte si hero, por qëndroi aq gjatë sa u bë i keqi i vetes dhe i gjithë të tjerëve. Sigurisht komentet e njerëzve të indoktrinuar do të vërshojnë me sharje e fyerje, duke i rënë murit me koke, por dalja nga realpolitika do të jetë vijimi i vetëvrasjes kolektive!”, përfundon Gaba.

Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në një deklaratë për mediat dhe dha lajmin se është shpallur “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH