Aktualitet

Berisha: Basha ka pasur presion, u nënshtrua për arsyet e veta

Shkruar nga Liberale
Berisha: Basha ka pasur presion, u nënshtrua për arsyet e veta

Sali Berisha foli në një lidhje live për emisionin “Opinion” pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar demokrat.

Ish-kryeministri Berisha thotë se Basha ka pasur presion për ta marrë këtë vendim, por për arsye të veta, kryetari aktual i PD-së është nënshtruar, gjë që sipas tij ai nuk duhej ta bënte kurrë.

Blendi Fevziu: Çfarë presionesh mund t’i jenë Bashës, vetëm me sanksione? Iu shpreh Basha që ka pasur presione?

Sali Berisha: Nuk u shpreh Basha fare, por e di me siguri që ka pasur presione dhe ai për arsye të veta është nënshtruar, gjë të cilën nuk duhet ta bënte kurrë.

Blendi Fevziu: Anëtarë të kryesisë së PD së fundmi kur janë pyetur për këtë çështje kanë thënë që largimi i Sali Berishës ëshntë i pamundur. Çfarë ka ndodhur këto dy-tre ditët e fundit?

Sali Berisha: Kërcënimet ndaj të cilave u nënshtrua Lulzim Basha, sepse ai duhej t’i parashikonte këto… Ai i dinte këto. Zotëri, ju jeni të vetëdijshëm për një zinxhir qëndrimesh ndaj PD-së duke filluar nga akuza se ai ka marrë para nga rusët, që nuk ka marrë asnjë qindarkë, më vinte mua dosja që nuk kishte asnjë fakt brenda.

Blendi Fevziu: Kush jua solli dosjen?

Sali Berisha: Të mos hyjmë në këto histori.

Blendi Fevziu: Kush ua solli dosjen?

Sali Berisha: Donald Lu. Jo më solli dosjen, por sillte deputetë të tjerë që Berisha ka dosje të Bashës për lidhjet me rusët dhe dosja nuk kishte asnjë dokument përveç shkrimit të Mother Jones që unë I thosha atij se kjo quhet Mother Geroge dhe regjistrimin e lobistit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH