Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar sipas tij, një tjetër dështim të Ramës.
Në instagram, Kreu i PD shkruan se Rama nuk e mbajti premtimin me legalizimit falas dhe se kjo faktohet nga audio-përgjimi i fundit i kreut të Kadastrës Artan Lame.
“Edi Rama premtoi legalizime falas. A e mbajti këtë premtim? Përgjigja jo. Audio-regjistrimi i Kreut të Kadastrës, Artan Lame, faktoi dështimin e Ramës me legalizimet”, shkruan ai.